Pika për sy, tretësirë – 0.5 %
Timololi bën pjesë në grupin e beta – bllokuesve jopërzgjedhës. Pas pikimit të tretësirës në sy, timololi ul presionin normal dhe të rritur të syrit. Ulja e presionit intraokular ka lidhje me zvogëlimin e sintezës së lëngut ujor të syrit në trupin ciliar. Timololi në ndryshim nga barnat miotike, nuk ndikon në përmasat e pupilës.
Timolol – pika për sy indikohet për uljen e presionit të rritur intraokular, në gjendje të ndryshme, si në të sëmurët me hipertension të syrit; në të sëmurët me glaukomë kronike me kënd të hapur, përfshirë të sëmurët afakikë; në disa të sëmurë me glaukomë dytësore; indikohet edhe si mjekim shoqërues në glaukomën e fëmijëve që nuk mjekohet mirë nga barnat e tjera kundër glaukomës.