Tableta - 500 mg
Alukol përmban si lëndë vepruese hidroksid alumini, i cili është një antiacid që ul hiperaciditetin e lëngut gastrik dhe kështu mënjanon shtrëngimet në stomak të shkaktuara nga hiperaciditeti. Veprimi antiacid fillon shpejt dhe zakonisht zgjat rreth 2 orë. Përveç asnjanësimit të shpejtë e afatgjatë, Alukol frenon edhe veprimin e pepsinës (proteazës), mënjanon veprimin e dëmshëm të acidit të stomakut, i cili vepron si faktor agresiv i barrierës mbrojtëse të mukozës.
Alukol indikohet në mjekimin e hiperaciditetit, ulçerës së stomakut dhe duodenit, ulçerës së shkaktuar nga antiinflamatorët josteroidë, refluks ezofageal, sindrom Zollinger – Ellison, gastrit kronik dhe akut me hiperaciditet, irritim të mukozës së stomakut i shkaktuar nga konsumi i alkoolit, kafesë dhe duhanit.
Alukol redukton nivelin e lartë të fosfateve në gjak që është e rëndësishme në pacientët me sëmundje veshkash të cilët nuk eleminojnë dot nga organizmi sasinë e fosfatit të hekurit që marrin me dietën.