Nifedipinë

Nifedipinë
NifedipinëNifedipinëNifedipinëNifedipinëNifedipinë
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00276
Nifedipinë
10 mg
Drazhe
Nifedipinë
Kuti x 60
Drazhe - 10 mg … Read more

Drazhe - 10 mg

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik.

Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipina ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipina nuk ka aktivitet antiaritmik.

Ajo zgjeron arteriet kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arterial në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Nifedipine – 10 mg – drazhe përdoret në:

- anginë;

- sëmundjen Raynaud;

Drazhetë Nifedipine mund të rrisin rrezikun për probleme serioze të zemrës në pacientët me presion të lartë të gjakut ose anginë. Prandaj, Nifedipine drazhe përdoren në këta pacientë vetëm në qoftë se asnjë trajtim tjetër nuk është i përshtatshëm.

Mjeku juaj mund t’ju ketë dhënë Nifedipine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë ky bar.


Share this