Tableta 40 mg
Monopan përmban si lëndë aktive izosorbid-5-mononitrati, i cili i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator. Nitratet përdoren për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të angina pektoris (dhimbja e gjoksit) dhe gjendje të tjera të zemrës duke përfshirë insufiçiencën kardiake.