Tableta të veshura me film - 10 mg
Lecorin përmban si lëndë aktive lerkanidipinë klorhidrat, që është një bllokues i kanaleve të kalçiumit me veprime të njëjta me ato të nifedipinës. Lecorin ndikon në qelizat e miokardit, qelizat brenda sistemit të specializuar të përçimit të zemrës, dhe qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut. Kështu, kontraktimi kardiak, formimi dhe përhapja e impulsit elektrik dhe toni i arterieve koronare apo sistemike mund të zvogëlohet. Lecorin përdoret për trajtimin e hipertensionit esencial të lehtë deri të moderuar.