Tretësirë me pika për sy 0.3 %
Gentakol është një produkt farmaceutik, që ka si lëndë aktive gentamicinën sulfat. Gentamicina është një antibiotik aminoglikozidik, veçanërisht aktiv kundër bacileve aerobe gram-negativë, sidomos Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Serratia, Enterobacter dhe Citrobacter. Gentakol – tretësirë me pika për sy përdoret për mjekimin e infeksioneve bakteriale të syrit të shkaktuara nga mikroorganizma gram-pozitivë dhe gram-negativë si: konjunktiviti infektiv, keratiti, blefariti. Përdoret edhe për profilaksi para dhe pas kirurgjisë.