Koronarinë

Koronarinë
Koronarinë Koronarinë Koronarinë Koronarinë Koronarinë
Gjaku dhe Organet e Homopojezës
Shqipëri
Jo
Jo
Jo
SA00207
Koronarinë
25 mg
Drazhe
Dipiridamol
Kuti x 60
Drazhe - 25 mg … Read more

Drazhe - 25 mg

Koronarine përmban lëndën vepruese dipiridamol. Dipiridamoli zgjat kohën e mbijetesës, të shkurtuar në mënyrë jonormale, të trombociteve. Ai është një frenues i bashkimit (ngjitjes) së trombociteve, ndonëse mekanizmi i veprimit ende nuk është sqaruar plotësisht.

Mekanizmi i veprimit lidhet me:

1) frenimin e rikapjes nga eritrocitet të adenozinës, e cila nga ana e saj është një frenuese e reaktivitetit të trombociteve,

2) frenimin e fosfodiesterazës, çka shpie në shtimin e monofosfatit të 3’, 5’ – adenozinës ciklike në trombocite dhe

3) frenimin e tromboksanit A2, i cili është një nxitës i fuqishëm i aktivimit të trombociteve.

Koronarine – drazhe – 25 mg përdoret si ndihmës gjatë mjekimit me antikoagulantë që merren nga goja (antikoagulantë kumarinikë) për parandalimin e ndërlikimeve tromboembolike prej valvolave prostetike të zemrës. I vetëm ose i kombinuar me aspirinë indikohet edhe për parandalimin e infarktit të miokardit dhe uljen e vdekshmërisë prej infarktit të miokardit.


Share this