DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

OTC

Barnat OTC shiten direkt tek konsumatori pa recetë nga mjeku ose nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Në shumë shtete barnat OTC përzgjidhen nga një agjenci rregullatore, e cila siguron që përbërësit e këtyre barnave janë të sigurtë dhe efektivë kur përdoren pa rekomandimin e mjekut.

Barna Pa Recetë

Spraj per hunde tretesire - 0.5 mg / ml

Sinus A bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidrat si përbërës aktiv, i cili është një dekongjestant për hundët me veprim adrenergjik. Ai ndihmon në lirimin e kaviteteve të hundës nëpërmjet pakësimit të sekrecioneve të tepërta dhe
ngushtimit të enëve të fryra të gjakut. Lehtëson frymëmarrjen nëpërmjet hundës, liron kavitetet e saj dhe ato paranazale (sinuset) dhe tubin e Eustakit, si dhe lehtëson simptomat shoqëruese të të ftohtit. Veprimi fillon brenda disa minutave dhe zgjat deri në 12 orë.
Oksimetazolina klorhidrat ka gjithashtu efekt anti-inflamator dhe antiviral mbi disa viruse specifike që shkaktojnë shpesh probleme respiratore.

Sinus A përdoret për trajtimin e:
● rinitit të shkaktuar nga të ftohtët,
● rinitit alergjik,
● inflamacionit të sinuseve nazale (sinuzitit);
● inflamacionit të veshit të mesëm (otitis media).

Spraj per hunde tretesire - 0.25 mg / ml

Sinus P bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidrat si përbërës aktiv, i cili është një dekongjestant për hundët me veprim adrenergjik. Ai ndihmon në lirimin e kaviteteve të hundës nëpërmjet pakësimit të sekrecioneve të tepërta dhe ngushtimit të enëve të fryra të gjakut. Gjithashtu, lehtëson frymëmarrjen nëpërmjet hundës, liron kavitetet e saj dhe ato paranazale (sinuset) dhe tubin e Eustakit, si dhe lehtëson simptomat shoqëruese të të ftohtit. Veprimi fillon brenda disa minutave dhe zgjat deri në 12 orë.
Oksimetazolina klorhidrat ka gjithashtu efekt anti-inflamator dhe antiviral mbi disa viruse specifike që shkaktojnë shpesh probleme respiratore.

Sinus P përdoret për trajtimin e:
● rinitit të shkaktuar nga të ftohtët;
● rinitit alergjik;
● inflamacionit të sinuseve nazale (sinuzitit);
● inflamacionit të veshit të mesëm (otitis media).

Tretësirë - 0.9%

Solucioni fiziologjik është tretësira izotonike e klorurit të natriumit (0.9%), e cila përmirëson kongjestionin nazal duke ndihmuar në lëngëzimin e sekrecioneve të hundës.

Përdoret në rastet e kongjestionit të hundës.

Tableta - (250 mg + 250 mg + 50 mg)

Tableta - (350 mg + 50 mg)

Pomadë për sy - 1% - 5 g

Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.
Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i klortetraciklinës. Ajo ka veprim bakterostatik si pasojë e frenimit të rikthyeshëm të ribozomit mikrobik dhe të sintezës së proteinave. Lokalisht, tetraciklina tregohet efikase në trajtimin e infeksioneve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga streptokokët, stafilokokët dhe baktere të tjera të ndjeshme. Tetraciklina vepron mirë mbi shkaktarin e trakomës (Chlamydia trachomatis).

Tetra pomadë për sy 1%, përdoret në:
• trajtimin e infeksioneve sipërfaqësore bakteriale të kornesë së syrit dhe konjunktivit të syrit;
• parandalimin e oftalmisë neonatorum;
• trajtimin e trakomës.
Pas një përdorimi të zgjatur të tetraciklinës, mund të keni shfaqjen e rezistencës nga mikroorganizmat. 

Shurup - (0.6 mg + 0.08 mg + 40 mg + 90 mg) / 1 g

TussiGo përmban si lëndë aktive kodeinë fosfat, benzaldehid, ekstrakt balsam Toluje dhe ekstrakt timusi. Kodeina frenon qendrën e kollës duke qetësuar kollën me origjinë të ndryshme. Kodeina dhe kripërat e saj, kryesisht fosfati, përdoren nga goja në trajtën e shurupeve për qetësimin e kollës. Ekstrakti i timusit dhe balsami i Tolusë janë përbërës bimorë me veti mukolitike, të cilët ndihmojnë në lehtësimin e kollës.

Shurupi TussiGo indikohet si ndihmës në sëmundjet akute dhe kronike të frymëmarrjes si: kollë me origjinë të ndryshme (nga gripi, ose ftohje), bronkit, laringit.

 Tretesire per perdorim te jashtem - 30 mg / ml

Ujë për injeksion - 2 ml

Uji për injeksion është një lëndë e pastër kimike, sterile dhe jopirogjene.

Uji për injeksion përdoret si tretës për përgatitjen etretësirave për injeksion, duke tretur barnat në trajtë të ngurtë (pluhur i liofilizuar ose tabletë), të ambalazhuara në ampula ose shishe të vogla (flakone), ku sigurohet steriliteti i tyre.

Ujë për injeksion - 5 ml

Uji për injeksion është një lëndë e pastër kimike, sterile dhe jopirogjene.

Uji për injeksion përdoret si tretës për përgatitjen etretësirave për injeksion, duke tretur barnat në trajtëtë ngurtë (pluhur i liofilizuar ose tabletë), të ambalazhuara në ampula ose shishe të vogla (flakone), ku sigurohet steriliteti i tyre.

Ujë për injeksion - 10 ml

Krem - 5% / 15 g

Virzin ka si lëndë vepruese aciklovir, i cili është një frenues i replikimit të ADN virale duke interferuar me ADN-polimerazën. Dozat e Virzin që administrohen
lokalisht kanë një përthithje minimale. Acikloviri jashtëqitet nga veshkat me filtrim glomerular dhe sekretim tubular.

Virzin krem përdoret për trajtimin fillestar dhe rekurrent të infeksioneve Herpes simplex të lëkurës, labial dhe gjenital.

Tableta - 10 mg

Vitamina B1 (tiaminë klorhidrat) bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në ujë, ndonëse disa rrjedhës të saj kanë një farë lipofiliciteti. Funksionet themelore të tiaminës klorhidrat janë:
metabolizmi i karbohidrateve, zhvillimi normal i organizmit, përçimi i impulseve nervore dhe sinteza e acetilkolinës. Tiamina është thelbësore për metabolizmin aerob normal. Ajo kombinohet me adenozinë trifosfatin (ATP) në prani të enzimës tiaminëdifosfokinazë, duke dhënë
tiaminëpirofosfatin, një koenzimë e rëndësishme që njihet edhe me emrin kokarboksilazë.
Tiaminë pirofosfati është forma vepruese e tiaminës dhe që vepron si koenzimë në metabolizmin e karbohidrateve, ku bën çkarboksilimin e α – ketoacideve (si p.sh. acidi piruvik) dhe të α – ketoglutarateve. Pamjaftueshmëria e tiaminës shfaqet kur marrja e saj
nëpërmjet ushqimit është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria e rëndë shkakton sëmundjen e beriberit, e cila karakterizohet me çrregullime gastrointestinale dhe neuropati periferike.

Vitamina B1 tableta dhe tretësirë për injeksion përdoret në situatat e mëposhtme klinike:
● profilaksi ose mjekim i pamjaftueshmërisë së tiaminës (beri-beri)
● profilaksi e sindromit Wernicke-Korsakoff
● mjekim i kolitit ulçeroz, i diarresë kronike, i sindromit cerebral, i polineuritit, nxitëse e oreksit.

Përdorimi i injeksionit indikohet kur marrja nga goja është e pamundur ose nuk këshillohet.

Results 61 - 75 of 83