Mikonal

Mikonal
MikonalMikonalMikonalMikonal
Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA00257
Mikonal
100 mg
Ovula
Mikonazol nitrat
Kuti x 10
Ovula - 100 mg Mikonal përmban si lëndë aktive mikonazol nitrat, i cili është një antimykotik imidazolik me veti të ngjashme me ketokonazolin. … Read more

Ovula - 100 mg

Mikonal përmban si lëndë aktive mikonazol nitrat, i cili është një antimykotik imidazolik me veti të ngjashme me ketokonazolin. Në kushte in vitro ai vepron kundër Cladosporium, Madurella, llojeve të Phialophora, Pseudallescheria boydii dhe baktereve gram – pozitivë, përfshirë disa stafilokokë dhe streptokokë. Një numër i madh kërpudhash të ndjeshme ndaj mikonazolit mund të frenohen në përqëndrimin prej 2 mikrogramë ose edhe më të vogël për ml.
Mikonazoli përthithet pak përmes lëkurës ose membranave mukoze kur ai përdoret lokalisht në trajtë kremi, tretësire ose ovulash vaginale.

Mikonal përdoret në infeksionet mykotike vaginale ose vulvovaginale, të shkaktuara kryesisht nga Candida. Shenjat e këtij infeksioni përfshijnë kruarje, skuqje dhe sekrecione të bardha. Ovulat shkatërrojnë funget që shkaktojnë këto infeksione dhe disa baktere, të cilat janë gjithashtu prezente.