Jodex

Jodex
Jodex Jodex Jodex Jodex
Dermatologjikët
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA01530
Jodex
8.5 % - 30 ml
Tretësirë spraj për gojë
Povidon jod
Kuti x flakon x 30 ml
Spray - 8.5% - 30 ml Jodex përmban lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa … Read more

Spray - 8.5% - 30 ml


Jodex përmban lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore, kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore.
Jodex spraj 8.5% indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore aktive është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina mbron mukozat nga dëmtimi.
Ky bar përdoret:
● si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës;
● në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë;
● gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
● në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
● në anginat streptokoksike (i shoqëruar me antibiotik).