Vitaminë E

1_copy_639905164
1_copy_6399051642_copy_10082713674_copy_2915359075_copy_853514045
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA00424
Vitaminë E
10 mg
Drazhe
Alfa - tokoferol acetat
Kuti x 60
Drazhe - 10 mg Vitamina E bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna.Roli parësor i vitaminës E është parandalimi i oksidimit … Read more

Drazhe - 10 mg

Vitamina E bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna.
Roli parësor i vitaminës E është parandalimi i oksidimit të acideve yndyrore të pangopura. Vitamina E bashkëvepron me rrënjët (radikalet) e lira, të cilat janë shkaku i dëmtimit oksidues të membranës qelizore. Pamjaftueshmëria e vitaminës E shfaqet, kur dieta ushqimore është e papërshtatshme, ndonëse kjo pamjaftueshmëri është e rrallë. Në fëmijët me çrregullimet e bashkëlindura, si p.sh. fibroza cistike ose atrezia biliare, keqpërthithja e yndyrnave mund të shpjerë në pamjaftueshmëri të vitaminës E; në mënyrë të ngjashme kjo pamjaftueshmëri mund të shfaqet në fëmijët me çrregullime të transportit të lipideve, siç është p.sh. abetalipoproteinemia. Përqëndrime të ulëta të vitaminës E janë gjetur në foshnjet e lindura para kohe ose të lindura me peshë shumë të ulët. Shenjat kryesore të pamjaftueshmërisë së vitaminës E janë çrregullimet miopatike dhe neurologjike.

Vitamine E indikohet në:
● parandalimin dhe mjekimin e pamjaftueshmërisë së vitaminës E, që shfaqet si rezultat i keqpërthithjes së shkaktuar nga fibroza cistike, kolestaza kronike dhe abetalipoproteinemia.
Indikime të tjera që mund të përmenden janë: rrezik aborti ose rrezik lindje para kohe, disa çrregullime të ciklit menstrual, oligospermi, astenospermi, sterilitet mashkullor, miopati, enurezë e natës, sindrom astenik neurotonik, distrofi muskulore parësore, si ndihmëse në disa çrregullime endokrine, si p.sh. hipogonadizëm, tirotoksikozë.