Loperamid

Loperamid
LoperamidLoperamidLoperamidLoperamidLoperamid
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA00228
Loperamid
2 mg
Tableta
Loperamid klorhidrat
Kuti x 20
Tableta - 2 mg Loperamid është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërdrejt në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e … Read more

Tableta - 2 mg

Loperamid është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërdrejt në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Loperamid frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e cila çon në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët. Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.

Loperamid përdoret në mjekimin simptomatik të diarresë akute me etiologji të ndryshme, duke përfshirë edhe përkeqësimin akut të saj në të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç (në moshat 6 – 12 vjeç mund të përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut).
Në mjekimin e diarresë kronike përdoret vetëm në të rriturit.
Në të sëmurët me ileostomi mund të përdoret për të ulur numrin dhe vëllimin e defekimeve dhe për të forcuar konsistencën e feçeve.