MucoGo

Sistemi Respirator
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA16983
MucoGo
250 mg / 5 ml
Shurup
Karbocisteine
Kuti x shishe qelqi x 150 ml
Shurup - 250 mg /5 ml Shurupi MucoGo përmban lëndën aktive karbocisteinë. Karbocisteina është një agjent mukolitik. Molekula e karbocisteinës … Read more

Shurup - 250 mg /5 ml

Shurupi MucoGo përmban lëndën aktive karbocisteinë. Karbocisteina është një agjent mukolitik. Molekula e karbocisteinës e bllokon kimikisht grupin sulfhidril (-SH), i cili është përgjegjës për vetitë e mukusit. Në këtë mënyrë karbocisteina vepron si mukolitik. Ajo ndikon edhe në sintezën e sialomucinës, duke e shtuar sasinë e kësaj të fundit dhe kështu bën të mundur largimin më të lehtë të sekrecioneve në mushkëri. Karbocisteina e ul hiperplazinë dhe hipertrofinë e zonës që sekreton mukusin dhe në të njëjtën kohë ndikon lokalisht edhe si antiflogjistik. Me normalizimin e sekretimit, karbocisteina ndikon si rregulluese edhe në strukturat e tjera ku formohet
mukoproteina, si p.sh.: në aparatin tretës dhe atë urogenital, si edhe në veshin e mesëm.

MucoGo indikohet në mjekimin e çrregullimeve të aparatit të frymëmarrjes, të shoqëruara me mukus të theksuar dhe viskoz (bronkite; astmë bronkiale; tuberkulozin e mushkërive i ndërlikuar me bronkit kronik; rinit; sinuzit; laringit).