Mebhidroline

Sistemi Respirator
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA00244
Mebhidroline
50 mg
Drazhe
Mebhidroline
Kuti x 30
Drazhe - 50 mg Mebhidrolina është një lëndë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Antihistaminikët zvogëlojnë ose anullojnë vepri … Read more

Drazhe - 50 mg

Mebhidrolina është një lëndë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Antihistaminikët zvogëlojnë ose anullojnë veprimet kryesore të histaminës në organizëm me anë të bllokimit të prapësueshëm dhe konkurues të receptorëve histaminikë; ata nuk e çaktivizojnë histaminën
ose nuk e parandalojnë sintezën apo çlirimin e saj. Mebhidroline paraqet veti antimuskarinike, antagoniste të serotoninës dhe efekte anestezike lokale. Ajo përdoret për qetësimin simptomatik të reaksioneve të mbindjeshmërisë, përfshirë urtikarien dhe angioedemën, rinitin dhe konjunktivitin. Konsiderohet e paefektshme në astmë.

Drazhetë Mebhidroline 50 mg indikohen në:
● alergji stinore (nga polenet ose pluhuri);
● rinit vazomotor;
● astmë bronkiale me origjinë alergjike;
● urtikarie;
● ekzantema nga barnat;
● të kruajtura;
● ekzema;
● dermatite e konjunktivite alergjike;
● pickim insektesh;
● edemën e Kuinkut;
● idiosinkrazi nga ushqimet.