Flugo

Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA16966
Flugo
251 mg + 61.2 mg + 2.54 mg
Tableta të veshura me film
Paracetamol, Pseudoefedrinë klorhidrat, Klorfeniraminë maleat
Kuti x 10
Tableta te veshura me film - 251 mg + 61.2 mg + 2.54 mg FLUGO përmban tre përbërës aktivë - paracetamol, pseudoefedrinë klorhidrat dhe klorfen … Read more

Tableta te veshura me film - 251 mg + 61.2 mg + 2.54 mg

FLUGO përmban tre përbërës aktivë - paracetamol, pseudoefedrinë klorhidrat dhe klorfeniraminë maleat, efektet e të cilave plotësojnë njëra-tjetrën.
Paracetamoli vepron si analgjezik (lehtëson dhimbjen) dhe antipiretik (ul temperaturën e trupit).
Pseudoefedrina klorhidrat ngushton enët e vogla të gjakut në mukozën e hundës, parandalon sekrecionet e tepërta të hundës, si dhe lehtëson simptomat e inflamacionit të mukozës së hundës dhe sinuseve.
Klorfeniramina maleat, me veprimin e saj antihistaminik, zvogëlon kongjestionin e hundës, lehtëson simptomat e rrufës, si dhe parandalon lotimin e syve.
FLUGO përdoret për të lehtësuar simptomat e ftohjes, gripit ose të rinitit alergjik, sic janë:
• sekrecione të shtuara të hundës (rrufë);
• ngushtim të hundës dhe sinuseve;
• skuqje të hundës dhe të syve;
• djegie dhe lotim të syve;
• kruajtje e hundës ose e fytit;
• tështimat;
• dhimbje koke;
• dhimbje e sinuseve;
• dhimbje fytit;
• dhimbje e muskujve dhe kyceve;
• rritje e temperatures së trupit (ethe);
• lodhje e përgjithshme.