Krem - 10 mg / 1 ml
Kremi Cloderm 1% është një antimykotik me spektër të gjerë.
Cloderm 1% përdoret në infeksionet mykotike të lëkurës të shkaktuara nga dermatofitet, kërpudhat (p.sh. Candida), myqe dhe të tjerë si, Malassezia furfur si dhe në infeksionet e shkaktuara nga
Corynebacterium minutissimum.
Këto mund të shfaqen si mykoza të këmbëve, mykoza të lëkurës dhe rrudhave të saj, pityriasis versicolor, eritrazma, kandidoza sipërfaqësore.