Linjat e Prodhimit
Profarma prodhon 276 produkteve farmaceutike. Prodhimi i produkteve farmaceutike është i ndarë në dy ndërtesa kryesore, ku parametrat e ajrit kontrollohen në mënyrë elektronike. Në repartet e prodhimit ndiqet parimi i rrjedhjes vertikale të instalimeve, ajrosjes dhe produktit nga lart-poshtë.
Repartet e prodhimit janë:
Reparti i formave farmaceutike të ngurta orale
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të vogël
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të madh (tretësira për perfusion)
Reparti galenik
Reparti i ambalazhimit
Reparti i formave farmaceutike të ngurta orale
Reparti i formave farmaceutike të ngurta orale
Profarma prodhon 134 forma farmaceutike të ngurta orale, të cilat janë:
1. Tableta
2. Drazhe
3. Tableta të veshura me film
4. Tableta të veshura me film gastro-rezistent
5. Tableta me çlirim të kontrolluar
Kapaciteti i prodhimit në këtë repart është 3 000 000 njësi në ditë, por aktualisht norma e prodhimit është 1 000 000-1 500 000 njësi në ditë.
Ekzistojnë tri metoda kryesore të ndryshme të prodhimit të tabletave, në varësi të proçesit teknologjik:
1. Granulimi në të thatë
2. Granulimi në të njomë
3. Tabletimi i drejtpërdrejtë
Në këtë repart, kohët e fundit do të prodhohen edhe dy forma farmaceutike të reja:
1. Kapsula të forta
2. Qeska farmaceutike (bustina)
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të vogël
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të vogël
Profarma prodhon 59 tretësira për injeksion me vëllime të ndryshme (1 ml, 2 ml, 3 ml, 4 ml, 5 ml, 10 ml, 20 ml dhe 50 ml).
Kapaciteti ditor i prodhimit është:
100 000 ampula me vëllim 1 - 2 ml
20 000 ampula me vëllim 3 ml
40 000 ampula me vëllim 4 ml
40 000 ampula me vëllim 5 ml
30 000 ampula me vëllim 10 ml
5 000 flakon me vëllim 20 ml
5 000 flakon me vëllim 50 ml
Prodhimi i tretësirave për injeksion me vëllim të vogël realizohet në mjedise të kontrolluara, të klasifikuara sipas GMP, në klasat A, B dhe C.
Prodhimi kryhet me dy metoda:
1. Prodhimi me sterilizim perfundimtar
2. Prodhimi në kushte aseptike
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të madh
Reparti i tretësirave për injeksion me vëllim të madh (tretësira për perfuzion)
Profarma prodhon 11 tretësira për perfuzion me vëllime të ndryshme (100 ml, 250 ml, 500 ml) të paketuara në shishe qelqi ose qese plastike.
Kapaciteti i prodhimit është 8 000 njësi në ditë.
Linjat e prodhimit të tretësirave për perfuzion ndahen në:
1. Linja e prodhimit të tretësirave për perfuzion në shishe qelqi
2. Linja e prodhimit të tretësirave për perfuzion në qese plastike
Reparti galenik
Reparti galenik
Profarma prodhon 72 produkte galenike të formave të ndryshme farmaceutike, si më poshtë:
1. Forma farmaceutike gjysëm të ngurta:
Supozitorë
Ovula
Krem
Pomada
Xhel
Pomada për sy
2. Forma farmaceutike gjysëm të lëngshme
Shurupe
Tretësirë me pika për gojë
Tretësirë me pika për sy
Tretësirë me pika për vesh
Tretësirë me pika për hundë
3. Tretësira për përdorim topikal
Dizinfektantë
4. Pezulli
Pezulli orale
Prodhimi i produkteve galenike realizohet në linjat e mëposhtme të prodhimit:
Linja e prodhimit të shurupeve
Linja e prodhimit të pikave
Linja e prodhimit të supozitorëve dhe ovulave
Linja e prodhimit të dezinfektantëve
Linja e prodhimit të preparative për sy
Linja e prodhimit të kremrave, pomadave dhe xheleve
Reparti i ambalazhimit
Reparti i ambalazhimit
Proçesi i ambalazhimit në këtë repart realizohet në një mjedis të kontrolluar, të klasifikuar sipas GMP-së, në klasës D.
Në këtë repart bëhet paketimi i formave farmaceutike të ngurta dhe tretësirave për injeksion me vëllim të vogël.
Proçeset janë automatike dhe në përputhje me standardet më të larta të teknologjisë.