Karriera
Një Kompani prodhuese farmaceutike dinamike që ofron një shumëllojshmëri mundësishinteresante për karrierë në të gjitha nivelet.
Profarma është një organizatë dinamike largpamëse me më shumë se 250 punonjes,te tillë si farmacistë, kimistë, teknikë, personel në shitje dhe marketing, në administratë, në prodhim ,si dhe profesionistë të biznesit, duke punuar të gjithë së bashku për të arritur misionin global: Të ndihmojmë individët të rriten, kontribuojnë, sjellin risi dhe të shkëlqejnë.
Të arrish sukses duke sfiduar veten
Çdo ditë, stafi ynë i talentuar e i apasionuar, angazhohet për zhvillimin, prodhimin, tregtimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutikë xhenerikë. Ne po rrisim gamën tonë të produkteve; po punësojmë talentet e së nesërmes; dhe po identifikojmë mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm biznesit. Fokusi ynë është t’ju sfidojmë ju, të sfidojmë veten dhe të nxisim suksesin. Në Profarma, ne e identifikojmë veten përmes stafit tonë.
Zhvillimi i karrierës suaj është prioriteti ynë
Ne punojmë me pasion dhe përkushtim për hedhjen në treg të barnave të reja, që i ndihmojnë njerëzit të bëjnë një jetë më të mirë e më të shëndetshme. Në Profarma, ju do të gjeni një mjedis sfidues, ku mund të kontribuoni në mënyrë efektive përmes aftësive tuaja si dhe të siguroni rritjen tuaj profesionale përmes zhvillimit të biznesit, duke vënë në zbatim pasionin tuaj profesional ose teknik. Ne mirëpresim ide të reja. Ofrojmë mbështetje, burim dhe inkurajim, ç’ka ju mundëson të ngjisni shkallët e karrierës. Ne, gjithashtu, i përfshijmë të gjithë në nismat e korporatës për të ndihmuar në vendosjen dhe zbatimin e direktivave.
Përkushtojuni të ardhmes suaj
Profarma është e angazhuar për të qenë një lider dinamik. Ne punojmë shumë dhe arrijmë rezultate të larta, por gjithashtu argëtohemi duke krijuar ekipet tona si dhe duke u shërbyer komuniteteve tona. Ne garantojmë lumturinë e punonjësve duke u siguruar që të gjithë të ndihen të lidhur me vizionin e Profarmës, pavarësisht vendit se ku punojnë. Po rritemi shpejt - dhe do të donim shumë që ju t’i bashkoheshit misionit tonë.
Si mund t’i bashkoheni ekipit tonë?
Ju lutemi plotësoni formularin për karrierën pasi të keni klikuar në butonin e mëposhtëm "Fillo aplikimin”.
Në këtë formular gjenden dy seksione kryesore.
> Të dhënat tuaja personale
> Ngarkoni CV-në tuaj dhe dërgoni formularin
Departamenti ynë i Burimeve Njerëzore do të jetë në kontakt me ju, pasi të kemi marrë formularin e plotësuar.
Gjithë të mirat,
Departamenti i Burimeve Njerëzore