Sektori i Garantimit të Cilësisë (Quality Assurance)
Garantimi i cilësisë është një nga objektivat kryesore në Kompaninë Profarma.
Për të qënë sa më afër këtij qëllimi janë të rëndësishme metodat e prodhimit, pajisjet e përdorura dhe metodat e përshtatshme të testimit, të cilat në mënyrë kritike provojnë cilësinë e produktit.
Garantimi i Cilësisë (Quality Assurance) përfaqëson një koncept të gjërë dhe mbulon të gjithë elementët që ndikojnë drejtpërdrejtë ose jodrejpërdrejtë në cilësinë e produktit përfundimtar, i cili duhet të jetë në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga GMP (Good Manufacturing Practice). Për këtë arsye duhen ndërmarrë një sërë masash për të garantuar që produkti farmaceutik është i sigurt, efikas dhe i pranueshëm për pacientin.