Shurup - 5 mg/5 ml
Loraderm – shurup ka si përbërës aktiv loratadinën. Loratadina është një antihistaminik josedativ me veprim të gjatë dhe me veprim antimuskarinik të dobët. Loratadina antagonizon veprimin e histaminës në sajë të aftësisë konkuruese për receptorët H1 të histaminës. Loraderm përdoret për trajtimin simptomatik të gjendjeve alergjike si:
- rinit e urtikarie kronike;
- shtim i sekrecioneve nazale;
- teshtima;
- kruajtje të hundëve dhe syve;
- kruajtje të lëkurës etj.