Paracetamol

Paracetamol 500mg(60 tab)
Paracetamol 500mg(60 tab)Paracetamol 500mg(60 tab)Paracetamol 500mg(60 tab)Paracetamol 500mg(60 tab)Paracetamol 500mg(60 tab)
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Po
Jo
SA00313
Paracetamol
500 mg
Tableta
Paracetamol
Kuti x 60
Tableta 500 mg Paracetamoli e ul temperaturën duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus; kjo qendër … Read more

Tableta 500 mg

Paracetamoli e ul temperaturën duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus; kjo qendër e fuqizon proçesin e uljes së temperaturës me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut dhe me anë të djersitjes. Paracetamoli është po aq i efektshëm sa edhe aspirina përsa i përket frenimit të prostaglandinë -sintetazës në sistemin nervor qendror, por frenimi periferik i sintezës së prostaglandinës është minimal, gjë së cilës mund t’i detyrohet mungesa e efekteve antireumatike ose antiinflamatore, që janë me rëndësi klinike. Efeket analgjezike e antipiretike të paracetamolit, në përgjithësi janë të krahasueshme me ato të aspirinës, por aspirina ka efekt shumë më të mirë se paracetamoli kundër dhimbjes me origjinë inflamatore. Paracetamoli nuk e frenon agregimin e trombociteve dhe nuk shkakton ulçera në aparatin tretës. Vendi dhe mekanizmi i efektit analgjezik të paracetamolit nuk
janë sqaruar plotësisht.

Paracetamol indikohet si analgjezik dhe antipiretik i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj aspirinës, për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçer të stomakut:
● në dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar, me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje pastraumatike e pasoperatore);
● për uljen e temperaturës në gjendjet me ethe.