Supozitorë - 75 mg
Fasdol përmban si lëndë vepruese ibuprofen. Ibuprofeni është një derivat i acidit propionik me veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike. Fasdol përdoret në:
● dhimbje të lehta deri mesatare;
● temperaturë;
● dhimbje dhe inflamacion të indeve të buta të dëmtuara;
● dhimbje dhe inflamacion në sëmundjet reumatike si artriti idiopatik juvenil;
● temperaturë, pas vaksinimit të fëmijëve.