Vitamina B6

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA17000
Vitamina B6
25 mg
Tableta
Piridoksinë klorhidrat
Kuti x 60
Tableta - 25 mg  Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tr … Read more

Tableta - 25 mg 

Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri komponime të ngjashme: piridoksina, piridoksali dhe piridoksamina, nga të cilat përdoret kryesisht piridoksina në trajtë klorhidrati. Piridoksina merr pjesë kryesisht në metabolizmin e aminoacideve, por edhe në metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrnave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës. Pamjaftueshmëria e piridoksinës është
e rrallë te njerëzit sepse ajo është e pranishme në ushqime, megjithatë ajo mund të shkaktohet nga barnat, si p.sh. gjatë mjekimit me izoniazid. Pamjaftueshmëria e piridoksinës mund të shkaktojë anemi sideroblastike, dermatit, kielozë dhe simptoma neurologjike, si p.sh.: neurit periferik dhe konvulsione.

Vitamina B6 indikohet në:
● gjendjet që vijnë nga pamjaftueshmëria e piridoksinës;
● neuropatinë e shkaktuar nga izoniazidi;
● trajtimin e të përzierave ose të vjellave në periudhën e shtatzënisë;
● anemi sideroblastike idiopatike;
● hiperoksaluri të tipit I;
● helmimet me hidrazinë;
● profilaksinë e të vjellave nga eteri.