Vitamina B6

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA16993
Vitamina B6
100 mg / 2 ml
Tretesire per injeksion
Piridoksinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula x 2 ml
Tretesire per injeksion - 100 mg / 2 ml Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitami … Read more

Tretesire per injeksion - 100 mg / 2 ml

Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri komponime të ngjashme: piridoksina, piridoksali dhe piridoksamina, nga të cilat përdoret kryesisht piridoksina në trajtë klorhidrati. Piridoksina merr pjesë kryesisht në metabolizmin e aminoacideve, por edhe në metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrnave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës. Pamjaftueshmëria e piridoksinës është
e rrallë te njerëzit sepse ajo është e pranishme në ushqime, megjithatë ajo mund të shkaktohet nga barnat, si p.sh. gjatë mjekimit me izoniazid. Pamjaftueshmëria e piridoksinës mund të shkaktojë anemi sideroblastike, dermatit, kielozë dhe simptoma neurologjike, si p.sh.: neurit periferik dhe konvulsione.
Vitamina B6 indikohet në:
● gjendjet që vijnë nga pamjaftueshmëria e piridoksinës;
● neuropatinë e shkaktuar nga izoniazidi;
● trajtimin e të përzierave ose të vjellave në periudhën e shtatzënisë;
● anemi sideroblastike idiopatike;
● hiperoksaluri të tipit I;
● helmimet me hidrazinë;
● profilaksinë e të vjellave nga eteri.