Provilda Plus

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA17003
Provilda Plus
50 mg + 850 mg
Tableta të veshura me film
Vildagliptine, Metformine
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 50 mg + 850 mg Lëndët aktive të barit Provilda Plus, vildagliptina dhe metformina, i përkasin një grupi barnash të … Read more

Tableta te veshura me film - 50 mg + 850 mg

Lëndët aktive të barit Provilda Plus, vildagliptina dhe metformina, i përkasin një grupi barnash të quajtur "antidiabetikë oralë". Provilda Plus përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur, të cilët kanë diabet të tipit 2. Ky lloj diabeti njihet edhe si diabet melitus jo i varur nga insulina. Provilda Plus përdoret kur diabeti nuk mund të kontrollohet vetëm me dietë dhe aktivitet fizik dhe/ose me barna të tjera të përdorura për trajtimin e diabetit (insulina ose sulfonilureat).
Diabeti i tipit 2 zhvillohet nëse trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nëse insulina që prodhon trupi nuk funksionon siç duhet. Gjithashtu mund të zhvillohet edhe nëse trupi prodhon shumë glukagon. Si insulina ashtu edhe glukagoni prodhohen në pankreas. Insulina ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht pas ngrënies. Glukagoni stimulon mëlçinë të prodhojë sheqer, duke bërë që niveli i sheqerit në gjak të rritet.

Si vepron Provilda Plus
Të dy lëndët aktive, vildagliptina dhe metformina, ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Vildagliptina vepron duke stimuluar pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe më pak
glukagon. Metformina vepron duke ndihmuar trupin të përdorë më mirë insulinën. Ky bar ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e ndërlikimeve nga diabeti.