Melioeko

Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA16948
Melioeko
1 %
Krem
Ekonazol nitrat
Kuti x tub x 30 g
Krem - 1% Melioeko përmban si lëndë vepruese ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candi … Read more

Krem - 1%

Melioeko përmban si lëndë vepruese ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në mënyrë përzgjedhëse mbi
citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë. Pas aplikimeve të përsëritura të kremit ose ovulave, përthithja sistemike e lëndëve vepruese nga mukoza vaginale është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme shpërndarjeje, metabolizimi e eliminimi.

Kremi gjinekologjik 1% indikohet në:
● trajtimin e mykozave gjenitale të shkaktuara nga mikrobe të ndjeshme ndaj ekonazolit;
● mykoza vulvo-vaginale, balanite mykotike.