Meliodine

Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA16934
Meliodine
200 mg
Ovula
Povidonjod
Kuti x 14 ovula
Ovula - 200 mg Ovulat Meliodine përmbajnë lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), … Read more

Ovula - 200 mg

Ovulat Meliodine përmbajnë lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën
qelizore, ndërsa në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore. Çlirimi i jodit nga kompleksi povidonjod
në membranën bakterore ka rëndësi thelbësore për veprimin e jodit. Në prani të jodit të lirë grupet sulfhidrile, peptidet, proteinat, hormonet, enzimat, lipidet dhe citozina bëhen të joduara apo halogjenuara dhe të oksiduara, çka sjell çaktivimin e molekulave të domosdoshme për përtëritjen e organizmit. Povidonjodi që ndodhet në ovulat 200 mg vepron gjithashtu edhe në praninë e lëndëve organike, gjakut, qelbit, serumit dhe të yndyrës.

Meliodine indikohet për:
● mjekimin e vaginitit të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis dhe Monilia albicans;
● mjekimin e vaginitit të përzier.