Ketofex

Sistemi Respirator
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA01213
Ketofex
1 mg
Kapsula te forta
Ketotifen
Kuti x 20
Kapsula te forta - 1 mg Kapsulat Ketofex përmbajnë ketotifen, një bar i cili përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike. At … Read more

Kapsula te forta - 1 mg

Kapsulat Ketofex përmbajnë ketotifen, një bar i cili përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike.

Ato indikohen në:
– trajtimin e simptomave në rrufë alergjike dhe në sëmundje alergjike të lëkurës, kur trajtimi me antihistaminikë oralë josedativë (antihistaminikë që nuk shkaktojnë përgjumje) si dhe
përdorimi lokal i antihistaminikëve dhe glukokortikoidëve (preparate kortizonike) në rrufë alergjike, nuk është i përshtatshëm;
– parandalimin afatgjatë të simptomave astmatike në kombinim me antiinflamatorë të tjerë tek pacientët me ankesa të tipit alergjik në më shumë se një organ (p.sh. astmë bronkiale alergjike dhe alergji nga bari).

Udhëzim:
Kapsulat Ketofex nuk janë të përshtatshme për trajtimin e atakeve akute të astmës.
Nuk rekomandohet trajtimi i astmës bronkiale vetëm me Ketofex - kapsula.
Terapia e astmës së rëndë duhet bërë gradualisht që të ketë sukses. Suksesi i terapisë duhet të kontrollohet me ekzaminime të vazhdueshme mjekësore. Mjekët vlerësojnë se në ecurinë e
sëmundjes si dhe në suksesin e trajtimit është i rëndësishëm një vetëkontroll i përditshëm. Kjo mund të jetë p.sh. në matjen me peak-flow metër të frymënxjerrjeve. Nëse edhe pas ndjekjes së një trajtimi korrekt nuk ka përmirësim ose ndodh përkeqësim i ankesave, mjeku duhet të rivlerësojë terapinë.