Tableta te veshura me film - 600 mg
Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).
Fasdol përdoret:
për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
– artrit akut (përfshirë gutën);
– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);
– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatike të shtyllës kurrizore;
– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);
– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;
– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.