Avacyn

Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16902
Avacyn
400 mg
Tableta të veshura me film
Moksifloksacine
Kuti x 10
Tableta te veshura me film - 400 mg Avacyn përmban lëndën aktive moksifloksacin klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e antibiotikëve të qua … Read more

Tableta te veshura me film - 400 mg

Avacyn përmban lëndën aktive moksifloksacin klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e antibiotikëve të quajtur fluorokinolone. Avacyn e ushtron efektin duke vrarë bakteret që e shkaktojnë infeksionin. Ajo përdoret në pacientët me moshë 18 vjeç ose më të rritur për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme të shkaktuara nga baktere që janë të ndjeshme ndaj moksifloksacinës. Avacyn përdoret për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme, kur antibiotikët e zakonshëm nuk mund të përdoren ose nuk kanë dhënë efekt:

• infeksione të sinuseve (sinuzit bakterial akut);
• përkeqësim akut i bronkitit kronik;
• pneumoni të marra në komunitet jashtë spitalit (përveç rasteve të rënda);
• infeksione të lehta ose mesatare të traktit të sipërm gjenital tek femrat (sëmundje inflamatore të pelvisit), përfshirë infeksione të tubave të Fallopit dhe infeksione të membanës mukoze të mitrës; tabletat e veshura me film Avacyn nuk janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre infeksioneve, kështu që një antibiotik tjetër shtesë duhet të përshkruhet nga mjeku juaj për trajtimin e infeksioneve të traktit të sipërm gjenital tek femrat.
Tabletat e veshura me film Avacyn mund të përdoren për të plotësuar një cikël trajtimi në pacientët të cilët kanë treguar përmirësime gjatë trajtimit fillestar me moksifloksacin intravenoze për indikimet e mëposhtme:

• infeksione të komplikuara të lëkurës dhe të strukturave të saj;
• pneumoni të marra në komunitet.
Për çdo lloj infeksioni të lëkurës apo indeve të buta, ose në infeksionet e rënda të mushkërive, tabletat Avacyn nuk duhen përdorur për të filluar terapinë.