Historiku
PROFARMA është e vetmja kompani farmaceutike shqipfolëse, e cila ka një histori 70 vjeçare të kujdesit ndaj shëndetit.
1948 | PROFARMA u krijua në vitin 1948 në mjediset e spitalit të Tiranës, si një laborator i vogël farmaceutik për prodhimin e disa barnave, duke u nisur nga preparati me elementar Uji i Distiluar. Ky laborator më vonë u kthye në një Ndërmarje të Prodhimeve Farmaceutike me emrin e shkurtuar PROFARMA. Preparatet e para të prodhuara nga kjo ndërmarje kanë qënë ekstrakte bimore në formë të lëngët (fluide) ose të thatë (siccum), të cilat do të shërbenin nëpër farmacitë e Shqipërisë për përgatitjen në çast (ex tempora) të disa përgatitjeve galenike, si shurupe, suposte, tretësira etj. |
1956 | Në vazhdim, me rritjen e kërkesave, në vitin 1956 u ndërtua një ndërmarrje e re dhe u krijuan repartet e prodhimit: - Reparti i Tabletave - Reparti i Tretësirave për Injeksion - Reparti Galenik - Reparti i Organo–Preparateve Me kalimin e viteve u rrit numri i preparateve që prodhoheshin dhe u shtuan reparte të tjera prodhuese, si reparti i prodhimit të Perfuzioneve. |
2000 | Në vitin 2000 Profarma u privatizua nga një shoqëri aksionere. Investimet për përmirësimin e kushteve të punës, rinovimin e teknologjisë dhe blerjen e aparaturave sa më bashkohore ishin në fokusin e ditës. Gjatë kësaj periudhe u realizua automatizimi i shumë proçeseve të prodhimit si dhe për herë të parë u prodhuan tabletat e veshura me film sipas një teknologjie bashkëkohore. |
2008 | Në vitin 2008 në partneritet me kompaninë Gjermane DERMAPHARM AG, nisi projektimi dhe ndërtimi i fabrikës së sotme farmaceutike PROFARMA me standardet më të larta, ato të GMP-së. Fabrika e re, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 27.000 m², u projektua nga investitorët gjermanë, me një teknologji bashkëkohore gjermane, me personel të kualifikuar dhe me një gamë të gjerë produktesh farmaceutike. |
2011 | Në Mars 2011 u inaguruan ambientet e reja të PROFARMËS. |
Aktualisht | PROFARMA shtrihet jo vetëm në tregun shqiptar por edhe në rajon. |