Profarma është një kompani farmaceutike dinamike me një gamë të gjërë produktesh në treg, për trajtimin e shumë patologjive të ndryshme. Vitet e fundit, nëpërmjet punës së një ekipi të specializuar, Profarma ka hedhur në treg shumë barna xhenerike të reja.
Tretesire per injeksion - 500 mg / 5 ml
Vinas-C përmban si lëndë aktive vitaminë C, e cila është një vitaminë e tretshme në ujë, thelbësore për sintezën e kolagjenit dhe materialit ndërqelizor.
Vinas-C indikohet në:
parandalimin dhe trajtimin e skorbutit, trajtimin e situatave që kërkojnë një sasi më të madhe të acidit askorbik, rastet e defiçiencës së rëndë të acidit askorbik ose në rastin kur marrja e
tabletave është e vështirë.
Tretesire per injeksion - 50 mg / ml
Vitamina B1 (tiaminë klorhidrat) bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në ujë, ndonëse disa rrjedhës të saj kanë një farë lipofiliciteti. Funksionet themelore të tiaminës klorhidrat janë:
metabolizmi i karbohidrateve, zhvillimi normal i organizmit, përçimi i impulseve nervore dhe sinteza e acetilkolinës. Tiamina është thelbësore për metabolizmin aerob normal. Ajo kombinohet me adenozinë trifosfatin (ATP) në prani të enzimës tiaminëdifosfokinazë, duke dhënë tiaminëpirofosfatin, një koenzimë e rëndësishme që njihet edhe me emrin kokarboksilazë.
Tiaminëpirofosfati është forma vepruese e tiaminës dhe që vepron si koenzimë në metabolizmin e karbohidrateve, ku bën çkarboksilimin e α – ketoacideve (si p.sh. acidi piruvik) dhe të α – ketoglutarateve. Pamjaftueshmëria e tiaminës shfaqet kur marrja e saj nëpërmjet ushqimit është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria e rëndë shkakton sëmundjen e beriberit,
e cila karakterizohet me çrregullime gastrointestinale dhe neuropati periferike.
Vitamina B1 tableta dhe tretësirë për injeksion përdoret në situatat e mëposhtme klinike:
● profilaksi ose mjekim i pamjaftueshmërisë së tiaminës (beri-beri)
● profilaksi e sindromit Wernicke-Korsakoff
● mjekim i kolitit ulçeroz, i diarresë kronike, i sindromit cerebral, i polineuritit, nxitëse e oreksit.
Përdorimi i injeksionit indikohet kur marrja nga goja është e pamundur ose nuk këshillohet.
Tableta - 10 mg
Vitamina B1 (tiaminë klorhidrat) bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në ujë, ndonëse disa rrjedhës të saj kanë një farë lipofiliciteti. Funksionet themelore të tiaminës klorhidrat janë:
metabolizmi i karbohidrateve, zhvillimi normal i organizmit, përçimi i impulseve nervore dhe sinteza e acetilkolinës. Tiamina është thelbësore për metabolizmin aerob normal. Ajo kombinohet me adenozinë trifosfatin (ATP) në prani të enzimës tiaminëdifosfokinazë, duke dhënë
tiaminëpirofosfatin, një koenzimë e rëndësishme që njihet edhe me emrin kokarboksilazë.
Tiaminë pirofosfati është forma vepruese e tiaminës dhe që vepron si koenzimë në metabolizmin e karbohidrateve, ku bën çkarboksilimin e α – ketoacideve (si p.sh. acidi piruvik) dhe të α – ketoglutarateve. Pamjaftueshmëria e tiaminës shfaqet kur marrja e saj
nëpërmjet ushqimit është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria e rëndë shkakton sëmundjen e beriberit, e cila karakterizohet me çrregullime gastrointestinale dhe neuropati periferike.

Tretesire per injeksion - 500μg / ml
Vitamina B12 merr pjesë në të gjitha proceset metabolike të organizmit dhe luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në sintezën e nukleoproteinave. Ajo është e domosdoshme për zhvillimin, hematopoezën normale, formimin e qelizave epiteliale dhe për mbajtjen e funksionit normal të membranave neuronale mielinike. Cianokobalamina shndërrohet në dy koenzima: metilkobalaminë (shndërrimi i homocisteinës në metioninë) dhe deoksiadenozilkobalaminë
(shndërrimi i metilmalonilkoenzimës A në suksinilkoenzimë A). Këto koenzima vepruese janë
thelbësore për zhvillimin dhe replikimin e qelizave të organizmit. Kobalamina formon një grup prostetik të metioninë - sintetazës dhe vepron si bartëse e grupit metilik. Dështimi i këtij reaksioni biokimik për shkak të pamjaftueshmërisë së kobalaminës çon në zhvillimin
e anemisë megaloblastike dhe të neuropatisë. Vitamina B12 përthithet shpejt nga vendi i injektimit. Nivelet maksimale në serum arrihen 1 orë pas përdorimit. Vitamina B12 lidhet me proteinat e serumit. Ajo grumbullohet në mëlçi, prej nga çlirohet ngadalë. Brenda 48 orësh pas injektimit të 100 deri 1000 mcg, rreth 50% deri në 98% të këtyre dozave shfaqen në urinë. Pjesa më e madhe jashtëqitet brenda 8 orëve të para.
Vitamina B12 – tretësirë për injeksion indikohet në mjekimin dhe profilaksinë e çrregullimeve
hematologjike dhe neurologjike për shkak të pamjaftueshmërisë së vitaminës B12 siç janë: ulja e
përthithjes së vitaminës B12, p.sh. në anemi pernicioze, gastrektomi totale ose subtotale, sëmundje e Krohnit dhe steatorre idiopatike, çrregullime të florës intestinale të shoqëruara me
psilozë (diarre) tropikale, divertikuj të shumëfishtë të zorrës së hollë, infestim me parazitin Diphyllobotrium latum, aciduri metilmalonike dhe në vegjetarianët tepër korrektë e në fëmijët që ushqehen nga nëna që janë vegjetariane.
Gjatë përdorimit të Vitamina B12 urina mund të marrë ngjyrë të kuqe. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Tretesire per injeksion - 100μg / ml

Tretesire per injeksion - 100 mg / 2 ml
Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri komponime të ngjashme: piridoksina, piridoksali dhe piridoksamina, nga të cilat përdoret kryesisht piridoksina në trajtë klorhidrati. Piridoksina merr pjesë kryesisht në metabolizmin e aminoacideve, por edhe në metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrnave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës. Pamjaftueshmëria e piridoksinës është
e rrallë te njerëzit sepse ajo është e pranishme në ushqime, megjithatë ajo mund të shkaktohet nga barnat, si p.sh. gjatë mjekimit me izoniazid. Pamjaftueshmëria e piridoksinës mund të shkaktojë anemi sideroblastike, dermatit, kielozë dhe simptoma neurologjike, si p.sh.: neurit periferik dhe konvulsione.
Vitamina B6 indikohet në:
● gjendjet që vijnë nga pamjaftueshmëria e piridoksinës;
● neuropatinë e shkaktuar nga izoniazidi;
● trajtimin e të përzierave ose të vjellave në periudhën e shtatzënisë;
● anemi sideroblastike idiopatike;
● hiperoksaluri të tipit I;
● helmimet me hidrazinë;
● profilaksinë e të vjellave nga eteri.
Tableta - 25 mg

Tableta - 25 mg Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri komponime të ngjashme: piridoksina, piridoksali dhe piridoksamina, nga të cilat përdoret kryesisht piridoksina në trajtë klorhidrati. Piridoksina merr pjesë kryesisht në metabolizmin e aminoacideve, por edhe në metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrnave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës. Pamjaftueshmëria e piridoksinës ështëe rrallë te njerëzit sepse ajo është e pranishme në ushqime, megjithatë ajo mund të shkaktohet nga barnat, si p.sh. gjatë mjekimit me izoniazid. Pamjaftueshmëria e piridoksinës mund të shkaktojë anemi sideroblastike, dermatit, kielozë dhe simptoma neurologjike, si p.sh.: neurit periferik dhe konvulsione. Vitamina B6 indikohet në:● gjendjet që vijnë nga pamjaftueshmëria e piridoksinës;● neuropatinë e shkaktuar nga izoniazidi;● trajtimin e të përzierave ose të vjellave në periudhën e shtatzënisë;● anemi sideroblastike idiopatike;● hiperoksaluri të tipit I;● helmimet me hidrazinë;● profilaksinë e të vjellave nga eteri.
Tretesire per perdorim nga goja ose injeksion IM - 200.000 I.U / ml
Tretesire per perdorim nga goja ose injeksion IM - 300.000 I.U / ml
Tableta te veshura me film - 500 mg
Tabletat e veshura me film Zitara përmbajnë si lëndë aktive azitromicinë dihidrat, ekuivalente me 500 mg azitromicinë. Azitromicina bën pjesë në grupin e antibiotikëve makrolidë.
Indikohet në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga disa baktere apo mikroorganizma të tjerë si:
● infeksione të rrugëve të frymëmarrjes (bronkit, pneumoni, faringit, tonsilit, sinuzit);
● infeksione të veshit;
● infeksione të lëkurës dhe indeve të buta;
● infeksione urogjenitale të shkaktuara nga Chlamydia trachomatis.