DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

Produktet e Reja

Profarma është një kompani farmaceutike dinamike me një gamë të gjërë produktesh në treg, për trajtimin e shumë patologjive të ndryshme. Vitet e fundit, nëpërmjet punës së një ekipi të specializuar, Profarma ka hedhur në treg shumë barna xhenerike të reja.

Tretesire per perdorim lokal - 5 %

Tretesire per perdorim lokal - 5 %

Pezulli orale - 100 000 IU/ml

NystaGo përmban lëndën aktive nistatinë. Nistatina, një antibiotik antimykotik polienik, është një përzierje e lëndëve të prodhuara nga rritja e shtameve të caktuara të Streptomyces noursei ose me anë të metodave të tjera. Pjesa më e madhe përbëhet nga nistatinë A1. Nistatina
është aktive ndaj një game të gjerë të myqeve ose fungeve të ngjashëm me myqet, duke përfshirë Candida albicans.

Indikohet në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të kavitetit oral, infeksioneve të ezofagut dhe infeksioneve të traktit gastrointestinal të shkaktuara nga myqet e llojit Candida. Gjithashtu siguron një profilaksi efektive ndaj kandidozave orale tek foshnjet e lindura nga nëna, që vuajnë nga kandidoza vaginale.

Pezulli orale - 100 000 IU / ml

NystaGo përmban lëndën aktive nistatinë. Nistatina, një antibiotik antimykotik polienik, është një përzierje e lëndëve të prodhuara nga rritja e shtameve të caktuara të Streptomyces noursei ose me anë të metodave të tjera. Pjesa më e madhe përbëhet nga nistatinë A1. Nistatina është aktive ndaj një game të gjerë të myqeve ose fungeve të ngjashëm me myqet, duke përfshirë Candida albicans.

Indikohet në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të kavitetit oral, infeksioneve të ezofagut dhe infeksioneve të traktit gastrointestinal të shkaktuara nga myqet e llojit Candida.
Gjithashtu siguron një profilaksi efektive ndaj kandidozave orale tek foshnjet e lindura nga nëna, që vuajnë nga kandidoza vaginale.

Tableta - 70 mg

Ostamax përmban alendronat natrium trihidrat në sasi ekuivalente me 70 mg acid alendronik, të cilit i detyrohet efekti farmakologjik. Alendronat natrium trihidrat bën pjesë në klasën e barnave johormonale të quajtur bisfosfonate. Ai parandalon humbjen e masës kockore gjatë menopauzës si dhe ndihmon në rindërtimin e kockës, ndaj ul rrezikun e frakturave (thyerjeve) të shpinës e të legenit.

Ky bar përdoret për të trajtuar osteoporozën, e cila është e shpeshtë tek gratë pas menopauzës ose për të ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Tableta të veshura me film gastro-rezistente - 40 mg

Pantofren përmban pantoprazol, i cili është një bar që redukton prodhimin e acidit në stomak (frenues selektiv i pompës protonike).

Pantofren përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e sipër:
– në trajtimin e formave të moderuara në të rënda të refluksit gastro - ezofageal (inflamacion i fytit).

Pantofren përdoret tek të rriturit:
– në trajtimin e ulçerës gastrike;
– në trajtimin e ulçerës duodenale;
– i kombinuar me antibiotikë në çrrënjosjen e Helicobacter pylori;
– në trajtimin afatgjatë të rasteve kur stomaku prodhon acid klorhidrik në sasi të mëdha (p.sh. sindroma Zollinger – Ellison).

Tableta 500 mg

Paracetamoli e ul temperaturën duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus; kjo qendër e fuqizon proçesin e uljes së temperaturës me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut dhe me anë të djersitjes. Paracetamoli është po aq i efektshëm sa edhe aspirina përsa i përket frenimit të prostaglandinë -sintetazës në sistemin nervor qendror, por frenimi periferik i sintezës së prostaglandinës është minimal, gjë së cilës mund t’i detyrohet mungesa e efekteve antireumatike ose antiinflamatore, që janë me rëndësi klinike. Efeket analgjezike e antipiretike të paracetamolit, në përgjithësi janë të krahasueshme me ato të aspirinës, por aspirina ka efekt shumë më të mirë se paracetamoli kundër dhimbjes me origjinë inflamatore. Paracetamoli nuk e frenon agregimin e trombociteve dhe nuk shkakton ulçera në aparatin tretës. Vendi dhe mekanizmi i efektit analgjezik të paracetamolit nuk
janë sqaruar plotësisht.

Paracetamol indikohet si analgjezik dhe antipiretik i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj aspirinës, për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçer të stomakut:
● në dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar, me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje pastraumatike e pasoperatore);
● për uljen e temperaturës në gjendjet me ethe.

Kapsula xhelatinoze te buta - 400 mg

Tableta te veshura me film - 500 mg

Pronax përmban si lëndë aktive naproksen i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Ai ka veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Pronax indikohet për trajtimin e:
● dhimbjes dhe inflamacionit në sëmundjet reumatike (duke përfshirë artritin idiopatik juvenil) dhe çrregullimeve të tjera muskuloskeletike;
● dismenorresë;
● gutës akute

Tretesire per perfuzion - 1000 mg / 100 ml

Propara përmban lëndën aktive paracetamol. Ai indikohet si analgjezik (lehtëson dhimbjen) dhe antipiretik (ul temperaturën) për trajtimin afatshkurtër të:
● dhimbjeve me intensitet mesatar, veçanërisht ato pasoperatore;
● temperaturës. 

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

Tableta te veshura me film - 50 mg

Tableta te veshura me film - 50 mg + 500 mg

Lëndët aktive të barit Provilda Plus, vildagliptina dhe metformina, i përkasin një grupi barnash të quajtur "antidiabetikë oralë". Provilda Plus përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur, të cilët kanë diabet të tipit 2. Ky lloj diabeti njihet edhe si diabet melitus jo i varur nga insulina. Provilda Plus përdoret kur diabeti nuk mund të kontrollohet vetëm me dietë dhe aktivitet fizik dhe/ose me barna të tjera të përdorura për trajtimin e diabetit (insulina ose sulfonilureat).
Diabeti i tipit 2 zhvillohet nëse trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nëse insulina që prodhon trupi nuk funksionon siç duhet. Gjithashtu mund të zhvillohet edhe nëse trupi prodhon shumë glukagon. Si insulina ashtu edhe glukagoni prodhohen në pankreas. Insulina ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht pas ngrënies. Glukagoni stimulon mëlçinë të prodhojë sheqer, duke bërë që niveli i sheqerit në gjak të rritet.

Si vepron Provilda Plus
Të dy lëndët aktive, vildagliptina dhe metformina, ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Vildagliptina vepron duke stimuluar pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe më pak
glukagon. Metformina vepron duke ndihmuar trupin të përdorë më mirë insulinën. Ky bar ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e ndërlikimeve nga diabeti. 

Tableta te veshura me film - 50 mg + 850 mg

Results 61 - 75 of 102