- Kreu
- /
- Listim Brandesh
- /
- Tobramicin
Eye Ointment - 0.3%
Tobramicina është një antibiotik (i tipit aminoglikozidik) që vepron duke frenuar rritjen e baktereve. Tobramicina, në studimet klinike, ka treguar se është efikase ndaj
patogjenëve të mëposhtëm përgjegjës për infeksionet sipërfaqësore të syrit.
Gram-Pozitive: Staphylococcus aureus, Staphylococcus epidermidis, specie të tjera Staphylococcus koagulazë -negativë: Streptococcus pneumoniae (i ndjeshëm ose
rezistent ndaj penicilinës), specie të tjera Streptococcus.
Gram-Negative: Acinetobacter spp., Citrobacter spp., Enterobacter spp., Escherichia coli, Haemophilus influenzae, Klebsiella pneumoniae, Moraxella spp., Proteus mirabilis, Pseudomonas aeruginosa, Serratia marcescens.
Tobramicina lokalisht indikohet për mjekimin e infeksioneve të jashtme të syrit (konjunktivit, blefarit, keratit, endoftalmit) dhe të adnekseve të tij, të shkaktuar nga mikrobe të ndjeshme ndaj antibiotikut. Studimet klinike kanë treguar se tobramicina është e sigurt dhe efektive tek fëmijët.