Gripi!
Infeksion viral i fytit, hundës, ndonjëherë dhe i mushkërive! Paraqitet si një gjendje akute infektive e sistemit respirator e cila shkaktohet nga virusi A, B dhe C. Viruset që shkaktojnë gripin janë gjithmonë përreth nesh dhe ndryshojnë vazhdimisht, gjë e cila çon në konkluzionin që përjetimi i një gripi nuk parandalon ripërsëritjen.
Virusi është shumë infektiv dhe përhapet nga një person tek tjetri nëpërmjet kontaktit direkt, prekjes së objekteve të kontaminuara ose nëpërmjet teshtitjes dhe kollitjes.
Simptomat fillojë nga një deri në dy ditë pasi virusi futet në organizëm.
Gripi zakonisht ka fillim tё shpejtë me simptoma të tilla si;
mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë temperaturë e lartë e menjëhershme që në disa raste shkon deri nё 40 gradë.
Kollë që mund të jetë e thatë, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, anoreksi, lodhje dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, si dhe dhimbje muskulare.
Infeksioni me virusin e gripit shoqërohet me keqësimin e gjendjes klinike tek pacientët të cilët kanë një sëmundje paraprake kronike, siç janë, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, astma dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.
Mjekimi kryesor i Gripit ёshtё mjekimi simptomatik, i cili nёnkupton qёndrimin nё shtrat, marrjen e sa më shumë lёngjeve, marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё, kundёr dhembjeve, kundёr kollës dhe vitamina.
Pёrdorimi i antibiotikёve propozohet vetёm nё rastet e komplikimeve tё pneumonisë bakteriale.
Mbrojtja nga komplikacionet e rënduara te gripit ёshtё vaksina. Personat qё kanё sёmundje kronike dhe peronat mbi 65 vjeç (zemrёs, veshkave, mushkёrive, diabet) duhet tё vaksionohen.
Vaksinimi zakonisht bёhet nё sezonin e vjeshtёs disa javё para paraqitjes sё gripit sezonal.
Një rёndёsi e madhe i duhet kushtuar parandalimit dhe ndërprerjes sё aktiviteteve nё grup.
Zakonisht gripi për një person të shëndetshëm nuk është i rrezikshëm, por me kalimin e viteve koha ka treguar që çdo vit shfaqen variacione të reja të gripit që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore serioze tek njerëzit e shëndetshëm dhe madje ndonjëherë dhe vdekjen.
Veprime praktike të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.
Evitoni për aq sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.
Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuara, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.
Konsultohuni me mjekun për përdorimin e medikamenteve
Medikamentet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.
Medikamentet kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Është shumë e rëndësishme të theksojmë që ilaçet kundër gripit duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut!