Dita Botërore e Hepatitit 2016
lightbox[VATI alb]Dita Botërore e Hepatitit 2016
Dita Botërore e Hepatitit 2016
Në vitin 2010 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar Ditën Botërore të Hepatitit, një nga vetëm katër ditët zyrtare të sëmundjeve shëndetësore botërore specifike, që do të festohet çdo vit më 28 korrik. Miliona njerëz në të gjithë botën tashmë marrin pjesë në Ditën Botërore të Hepatitit, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hepatitin viral dhe për të bërë thirrje në lidhje me trajtimin, programet më të mira parandaluese dhe veprimet e qeverisë.
Tema për fushatën globale të këtij viti është ELIMINIMI.
2016-a është një vit i rëndësishëm për hepatitin viral. Në maj, në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, Shtetet Anëtare të OBSH janë të vendosur të miratojnë për herë të parë ‘Strategjinë për Eliminimin e Hepatitit Viral’, me objektiva ambiciozë dhe me një qëllim për të eliminuar hepatitin si një kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Kjo do të jetë hera e parë që qeveritë kombëtare nënshkruajnë dhe angazhohen për qëllim eliminimin e hepatitit viral.
Të dhëna mbi Hepatitet
- Hepatiti viral prek 400 milionë njerëz në nivel global dhe duke pasur parasysh madhësinë e epidemisë të gjithë mund të jenë të rrezikuar.
- Rreth 95% e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni që janë të infektuar. Testet e hepatitit janë komplekse dhe mund të jetë të kushtueshme në shumë vende.
- Në nivel global, mungesa e vetëdijes dhe trajtimi i dobët i hepatiteve tregon se shumica e njerëzve që kanë nevojë për trajtim nuk e marrin atë.
- Mbi 90% e njerëzve me hepatit C mund të shërohen plotësisht nga virusi brenda 3-6 muajsh.
- Trajtimi i duhur i hepatitit B dhe C mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve më të rrezikshme për jetën si sëmundjet kronike të mëlçisë: ciroza dhe kanceri i mëlçisë.
- OBSH këshillon që duke rritur ndërgjegjësimin për trajtim, 7 milionë jetë mund të shpëtohen nga viti 2015 deri në 2030.
Hepatitet virale ndikojnë në qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milion njerëzve çdo vit, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është arritur në përfunimin se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë për infeksionin e tyre, dhe më pak se 1% kanë mundësi trajtimi.
Hepatiti viral është inflamacioni i mëlçisë i shkaktuar nga një virus. Ekzistojnë pesë viruse të ndryshme hepatiti, hepatiti A, B, C, D dhe E.
HEPATITI A
Transmetimi: Hepatiti A përhapet kryesisht nëpërmjet ushqimit ose ujit të pijshëm që kanë qenë të kontaminuara nga jashtëqitjet e një personi të infektuar. Gjithashtu mund të përhapet duke ngrënë molusqe që kanë ardhur nga ujërat e zeza.
Parandalimi: Ekziston vaksina për hepatiti A. Trajtimi për disa javë ndaj virusit mund të sjellë ulje të imunitetit. Gjithashtu njerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit duke praktikuar higjenë të mirë dhe duke iu shmangur ujit të pijshëm që ka ardhur nga një burim potencialisht i pasigurt.
Trajtimi: Duke qënë se hepatiti A shkakton vetëm hepatit akut, trupi shpesh është në gjendje për të pastruar infeksionin vetë brenda disa javësh. Megjithatë, infeksionet e hepatiti A ndonjëherë mund të shkaktojnë komplikime të mëtejshme.
HEPATITI B
Transmetimi: Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun apo lëngjeve të tjera të trupit (dmth pështyma, sperma dhe lëngu vaginal) të një personi të infektuar. Ai mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.
Parandalimi: Ekziston vaksina kundër hepatitit B për të parandaluar infeksionin. Njerëzit, të cilët nuk janë të vaksinuar, për të zvogëluar shanset e ekspozimit është mirë të përdorin profilaktik (prezervativ), të shmangin gjilpërat dhe shkëmbimin e sendeve të tilla si furça e dhëmbëve, makina rrojes ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.
Mjekimi: Barna të tilla si alfa-interferoni, peginterferon dhe një shumëllojshmëri e barnave antivirale janë në dispozicion për të ngadalësuar ripërsëritjen e virusit dhe herë pas here çojnë në zhdukjen e tij. Fëmijët e lindur nga nënat e infektuara me hepatit B duhet të vaksinohen brenda 12 orëve nga momenti i lindjes, pasi kjo mund të parandalojë që infeksioni të përparojë në hepatit B kronik.
HEPATITI C
Transmetimi: Hepatiti C përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit gjak me gjak. Në raste të rralla mund të transmetohet me anë të praktikave të caktuara seksuale dhe gjatë lindjes.
Parandalimi: Nuk ekziston vaksinë për hepatitin C. Prandaj është e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit, duke shmangur shkëmbimin e sendeve të tilla si furçë e dhëmbëve, makina rroje ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.
Trajtimi: Trajtimi për hepatitin kronik C synon të çrrënjosi virusin. Ky mjekim zakonisht përfshin një kombinim të interferonit të pegiluar dhe ribavirinës, dhe përdorimi i shtuar i barnave me veprim të fuqishëm antiviral, me dhe pa interferon. Njerëzit me gjenotipeve të ndryshme reagojnë ndryshe ndaj trajtimit, disa me më shumë sukses se të tjerët.
HEPATITI D
Transmetimi: Hepatiti D përhapet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar.
Parandalimi: Hepatiti D është gjetur vetëm në njerëz që janë të infektuar tashmë me virusin e hepatitit B. Njerëzit, të cilët nuk janë të infektuar me hepatit B, duhet të vaksinohen për hepatitin B. Prandaj është e nevojshme që të zvogëlohet rreziku i ekspozimit, duke shmangur shkëmbimin e sendeve të tilla si furçë e dhëmbëve, makina rroje ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.
Trajtimi: Kushtet mund të përmirësohen me administrimin e alfa-interferonit, megjithatë nuk ekziston një terapi antivirale efektive kundër hepatitit D.
HEPATITI E
Transmetimi: Hepatiti E përhapet kryesisht nëpërmjet ushqimt ose ujit të pijshëm që kanë qenë të kontaminuar nga jashtëqitjet e një personi të infektuar. Gjithashtu mund të përhapet duke ngrënë molusqe që kanë ardhur nga ujërat e zeza.
Parandalimi: Aktualisht ekziston një vaksinë për të parandaluar hepatitin E, por kjo nuk është gjerësisht e disponueshme. Njerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit duke praktikuar higjenë të mirë dhe duke iu shmangur ujit të pijshëm që ka ardhur nga një burim potencialisht i pasigurt.
Trajtimi: Nuk ka trajtim për hepatitin E. Megjithatë ai zakonisht vetë-kufizohet.