Dita Botërore Kundër Duhanit 2016 lightbox[DBKD alb]Dita Botërore Kundër Duhanit 2016

 

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016:Bëhuni gati për një paketim të thjeshtë

 Çdo vit, më 31 maj, OBSH dhe partnerët festojnë Ditën Botërore Kundër Duhanit, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit dhe mbështesin politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

Për Ditën Botërore Kundër Duhanit, 31 maj 2016, OBSH dhe Sekretariati i Konventës në Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit u bëjnë thirrje vendeve të përgatiten për paketime të thjeshta (të standardizuara) të produkteve të duhanit.

Paketimi i thjeshtë përbën një masë të rëndësishme në reduktimin e kërkesës që zvogëlon tërheqjen ndaj produkteve të duhanit, kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si formë e reklamimit dhe promovimit të duhanit, kufizon paketimet dhe etiketimet keqinformuese, si dhe rrit efektshmërinë e paralajmërimeve shëndetësore.

Paketimet e thjeshta të produkteve të duhanit i referohen masave që kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e logove, ngjyrave, imazheve të markave ose informacioneve promocionale në paketimin përveç emrave të markave dhe atyre të produkteve të paraqitura në një ngjyrë dhe stil fonti standard.

Udhëzimet në Nenin 11 dhe 13 të Konvetës në kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (OBSH KKD) rekomandojnë që Palët të marrin në konsideratë miratimin e paketimeve të thjeshta.

Paketimet e thjeshta ndërtohen mbi bazën e masave të tjera si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit. Hartuesit e politikave, shoqëria civile dhe publiku mund të marrin masa për të siguruar që qeveritë e tyre të konsiderojnë miratimin e paketimit të thjeshtë.

Fakte rreth paketimit të thjeshtë

Interesi ndaj paketimit të thjeshtë po përparon në të gjithë globin:

  • Në dhjetor 2012, Australia u bë vendi i parë për zbatimin e plotë të paketimit të thjeshtë.
  • Në vitin 2015, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe Franca miratuan të gjitha ligjet për zbatimin e paketimit të thjeshtë që nga maji i vitit 2016.
  • Një sërë shtetesh janë në faza të avancuara për të konsideruar miratimin e ligjeve për paketimin e thjeshtë.

Qëllimet e fushatës së Ditës Botërore Kundër Duhanit 2016

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016 ka për qëllim:

  • Të theksoj rolin e paketimit të thjeshtë, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse, multisektoriale për kontrollin e duhanit.
  • Lehtësimin e zhvillimit të politikave nga shtetet anëtare dhe të globalizimit të paketimit të thjeshtë duke siguruar informacione informuese, imponuese dhe bindëse.
  • Inkurajimin e shteteve anëtare për të forcuar masat e paketimit dhe etiketimit si dhe kufizimet për reklamat; promovimin dhe sponsorizimin e paketimit të thjeshtë përmes një qasjeje të zgjuar.
  • Mbështetjen e Shteteve Anëtare dhe të shoqërisë civile kundër ndërhyrjeve të industrisë së duhanit në proceset politike drejt miratimit të ligjeve për paketimin e thjeshtë.

 

 

Share this