Alergjitë sezonale
lightbox[Alergjitë alb]Alergjitë sezonale
Alergjitë sezonale!
Pranvera erdhi por jo për të gjithë kjo stinë është e mirëpritur! Çelja e pemëve paralajmëron rishfaqjen e alergjive të shkaktuara nga polenet, të cilët janë në ajër të gatshëm për një sulm alergjik.
Çfarë është alergjia?
Alergjia është një përgjigje e sistemit imunitar ndaj një substance të mjedisit rrethues (polen, myk, pluhur…) që quhet alergen.
Alergjia është një problem shumë i zakonshëm, që prek të paktën 2 në 10 persona.
Çfarë ndodh gjatë një reaksion alergjik?
Pasi personi ekspozohet ndaj një alergeni me anë të inhalacionit, gëlltitjes ose lëkurës, një seri ngjarjesh fiziologjike ndodhin në organizëm si pasojë e përgjigjes imunitare që shoqërohet me prodhimin e antitrupave specifike të quajtura IgE. Këto antitrupa lidhen me alergenin duke shkaktuar një zhinxhir reaksionesh kimike të cilat çlirojnë histaminën përgjegjëse për shfaqjen e alergjisë me simptoma të tilla si:
- kruarje,
- tështima
- rrjedhje hundësh
- skuqje (rash)
- vështirësi në frymëmarrje etj...
Trajtimi i alergjive sezonale
Në ditët e sotme vijnë në ndihmë alternativa të ndryshme terapeutike për trajtimin e alergjive sezonale.Trajtimi me barnat antihistaminike:
- Cetirizinë (Alcet)
- Ketotifen (Ketofex)
- Loratadinë (Loraderm, Lorade)
- Mebhidroline
Trajtimi me barnat dekongjestionuese:
- Nafazolinë (NAFAZOLINA SPRAJ)
Trajtimi me inhibitorët e leukotrieneve:
- Montelukast (Montelucast)
Në rastin e alergjive më të rënda, të cilat shkaktojnë efekte sistemike përveç simptomave lokale të tilla si: vështirësi në frymëmarrje, ulje të presionit arterial apo edhe reaksione anafilaktike, është shumë e nevojshme vizita mjekësore dhe trajtimi i menjëhershëm me kortizonikë (Prednizon, Prodexa).