World Day for Safety and Health at Work 2016 lightbox[WDSHW eng]World Day for Safety and Health at Work 2016

 

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2016

 Tema e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetin në Punë për vitin 2016 është "Stresi në vendin e punës: Një sfidë kolektive"

 

Çdo vit, më 28 prill, Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, promovon parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve në nivel global. Kjo është një fushatë ndërgjegjësimi që ka si qëllim të përqendrojë vëmendjen ndërkombëtare mbi përmasat e problemit dhe se si promovimi dhe krijimi i një kulturë të sigurtë dhe të shëndetshme mund të ndihmojë në uljen e numrit të vdekjeve dhe dëmtimeve në punë.

 Sot, shumë punëtorë janë duke u përballur me një presion të madh për të përmbushur kërkesat e jetës moderne të punës. Rreziqet psiko-sociale të tilla si: rritja e konkurrencës, pritshmëritë e larta për performancë më të mirë dhe orët më të gjatë të punës, kontribojnë për vendin e punës duke e bërë një mjedis gjithnjë e më stresues. Me ritmin e punës diktuar nga komunikimet e çastit dhe nivelet e larta të konkurrencës globale, vijat që ndajnë punën nga jeta janë duke u bërë gjithnjë e më të vështira për tu identifikuar. Gjithashtu, si rrjedhojë e ndryshimeve masive të marrëdhenieve në punë si dhe reçesioni i tanishëm ekonomik, punëtorët janë duke përjetuar ndryshime dhe ristrukturime organizative, që reduktojnë mundësitë e punësimit, rrisin pasiguritë në punë nga frika e humbjes së saj, pushime masive nga puna, papunësi dhe ulje e stabilitetit financiar.Të gjitha këto çojnë në pasoja serioze për shëndetin e tyre mendor dhe ulin mirëqenien.

 

Share this