Dita Botërore e Sindromës Down 2016 lightbox[wdsdalb]Dita Botërore e Sindromës Down 2016

 

Dita Botërore e Sindromës Down 2016

E hëna e 21 mars-it, 2016 shënon 11 vjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down. Çdo vit zëri i njerëzve me sindromën Down dhe i atyre që jetojnë dhe punojnë me ta, po dëgjohet më shumë.

Shoqata Internacionale e Sindromës Down inkurajon njerëzit në të gjithë botën të zgjedhin vetë aktivitetet dhe ngjarjet që do të zhvillohen për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se ‘çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë që të kesh sindromën Down, dhe se si njerëzit me këtë sindromë luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve dhe komunitetet ku jetojnë’.

Tema e Ditës Botërore të Sindromës Down për 2016-ën është:
“Miqtë e mi, Komuniteti im”- Përfitimet e mjediseve gjithëpërfshirëse për fëmijët e sotëm dhe të rriturit e “së nesërmes”.

Njerëzit me sindromën Down, në baza të barabarta me të tjerët, duhet të jenë në gjendje të gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta, si fëmijë dhe të rritur. Kjo përfshin mundësinë për të marrë pjesë plotësisht në komunitetet e tyre.

Realiteti për ata që vuajnë nga kjo sindromë karakterizohet nga qëndrime negative, diskriminimi dhe përjashtimi, duke krijuar komunitete ku fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down nuk mund të integrohen me sukses me moshatarët e tyre.

Nga ana tjetër, fëmijëve me sindromën Down si dhe atyre me aftësi të tjera të kufizuara u krijohen mjedise shoqërore, në të cilat ata respektohen dhe pranohen nga të gjithë si dhe ku u jepet mundësia për të marr pjesë në aktivitete të ndryshme.
Jo vetëm kaq, por këto mjedise përgatisin fëmijët e sotëm për jetën si të rritur nesër, duke bërë të mundur që të rriturit me sindromin Down të jetojnë, punojnë dhe të marrin pjesë plotësisht me besim dhe autonomi individuale në shoqëri së bashku me miqtë dhe kolegët e tyre.

 

Çfarë është Sindroma Down?
Sindroma Down është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike që hasen në botë. Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë më 1866 nga mjeku John Langdon Down që identifikoi i pari këtë sindromë, nga i cili ka marrë emrin. Shkaku i sindromës Down, i njohur gjithashtu si Trizomia 21, u zbulua në vitin 1959.

 

Çfarë e shkakton Sindromën Down?
Sindromi Down mund të shkaktohet nga një prej tre llojeve të ndarjes qelizore anormale që përfshijnë kromozom 21, që janë:
• Trizomia 21. Më shumë se 90% e rasteve me sindromën Down shkaktohen nga Trizomia 21, e cila është prania e një kromozomi shtesë (në kromozomin 21) që e ka ka origjinën në zhvillimin e as spermës apo vezës. Kur veza takohet me spermatozoidin dhe formohet veza e fekonduar, në kromozomin 21 janë të pranishëm tre kromozome (në vend të dy) dhe më pas gjatë ndarjes së qelizave, kromozomi shtesë përsëritet në çdo qelizë.
• Trizomia 21 Mozaik – Kjo formë është e rrallë (në më pak se 2 % të rasteve). Është e njëjtë me Trisominë 21, vetëm se kromozomi shtesë 21 haset jo në të gjitha qelizat, pra ka qeliza normale dhe anormale. Kjo anomali ndodh pasi veza është fekonduar. Emri "mozaik" rrjedh nga prania e qelizave normale dhe anormale njëkohësisht.
• Trizomia 21 me translokim – Haset në 3-4 % të rasteve. Ndonjëherë, një pjesë nga kromozomi 21 i ngjitet (translokohet) një kromozomi tjetër, zakonisht kromozomit 13, 14, 15 para dhe pas konceptimit.

 

 

 

Share this