Dita Botërore e Veshkave 2016 – 10 Mars lightbox[Kidney]Dita Botërore e Veshkave 2016 – 10 Mars

 

 

‘Dita Botërore e Veshkave’ synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave në shëndetin tonë të përgjithshëm si dhe për të reduktuar frekuencën dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave në problemet shëndetësore në mbarë botën.

Dita Botërore e Veshkave mbahet çdo vit.

 

Tema e Ditës Botërore të Veshkave për 2016-ën: Sëmundjet e veshkave dhe fëmijët. Të veprojmë shpejt për t’i parandaluar ato!

 

Ekipi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Veshkës’ beson se është e rëndësishme që të bëhet ndërgjegjësimi i publikut të gjerë mbi sëmundjet e veshkave, të cilat prekin miliona njerëz në mbarë botën, duke përfshirë shumë fëmijë që mund të rrezikohen nga sëmundjet e veshkave që në moshë të hershme. Prandaj është e rëndësishme që:

  • të nxitet edukimi, të bëhet zbulimi i hershëm sëmundjes dhe të ndiqet një stil jetese i shëndetshëm tek fëmijët, duke filluar që në lindje dhe duke vazhduar deri në moshën madhore;
  • të luftohet rritja e dëmtimeve të parandalueshme të veshkave, që përfshinë sëmundjet akute dhe kronike të veshkave;
  • dhe të trajtohen fëmijët me çrregullime të lindura dhe të fituara të veshkave.

 

Kështu, në vitin e 11-të të fushatës, duhet të bashkohen forcat edhe njëherë për të informuar prindërit, kujdestarët, pacientët e rinj, politikëbërësit dhe publikun e gjerë për rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave që në fëmijëri, për ndërgjegjësimin që një dëmtim i veshkave me origjinën nga fëmijëria rrezikon të ardhmen dhe mbi të gjitha për ndërtimin e një gjenerate të ardhshme të shëndetshme!

 

Sëmundjet e veshkave mund të prekin fëmijët në mënyra të ndryshme duke variuar nga sëmundje të trajtueshme pa pasoja në të ardhmen,në sëmundje që kërcënojnë jetën.

 

Sëmundja akute e veshkave është një sëmundje serioze, që zhvillohet papritur, shpesh zgjat për një kohë të shkurtër dhe mund të zhduket plotësisht nëse shkaku themelor luftohet dhe nëse pacienti merr trajtimin mjekësor të duhur, Gjithashtu, kjo sëmundje mund të ketë pasoja afatgjate, të cilat mund të shkaktojnë probleme gjatë gjithë jetës.

 

Sëmundja kronike e veshkave nuk zhduket me trajtime mjekësore dhe priret të përkeqësohet me kalimin e kohës. Sëmundja kronike e veshkave përfundimisht çon në insufiçiencë renale (dëmtimi terminal i veshkave), që ka nevojë të trajtohet me dializë gjatë gjithë jetës ose të kryhet transplanti i veshkës.

 

 

 

 

 

 

Share this