Tableta 60 mg
Luminal përmban si lëndë aktive fenobarbital, i cili bën pjesë në grupin e barbiturateve. Luminal përdoret:
- si mjekim afatgjatë i krizave të gjeneralizuara toniko-klonike dhe kortikale fokale;
- si pjesë e trajtimit në urgjencat e konvulsioneve akute, përfshirë status epilepticus;
- si mjekim afatshkurtër i pagjumësisë;
- si qetësues paraanestezik;
- në trajtimin e konvulsioneve febrile në fëmijë.