Tretësirë për injeksion 40 mg/2 ml
Drotaverine përmban si lëndë aktive drotaverine hydrochloride. Drotaverina është një derivat i papaverinës që zotëron veti antispazmike në sajë të frenimit të enzimës fosfodiesterazë në muskulaturën e lëmuar. Drotaverine indikohet në situatat e mëposhtme: - spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve biliare: kolecistolitiazë, kolecistit; - spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve urinare: nefrolitiazë, pielonefrit, cistit, tenezmus i fshikëzës urinare; - si terapi plotësuese në spazma të muskulaturës së lëmuar të traktit gastro-intestinal (ulçer gastrike dhe duodenale, spazma të pilorit dhe pjesës së sipërme të stomakut, spazma të kolonit, konstipacion spastik, flatulencë) dhe të traktit riprodhues (dismenorre).