Tableta - 25 mg
Hidroklortiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afërsisht barasvlerëse. Si veprime të tjera mund të përmenden: jashtëqitje e joneve të kaliumit dhe atyre hidrogjenkarbonat, ulje e jashtëqitjes së kalciumit dhe mbajtje e acidit urik. Në doza terapeutike maksimale të gjithë diuretikët tiazidikë janë afërsisht të barabartë përsa i përket veprimit diuretik. Mekanizmi i saktë i veprimit të Hidroklortiazid ende nuk është sqaruar plotësisht. Zona e veprimit të barit është gypthi renal periferik dhe pjesa ngjitëse e ansës Henle. Bari frenon enzimën karboanhidrazë, duke ndikuar kështu në bartjen e hidrogjenkarbonateve në veshka. Nuk ushtron asnjë ndikim në presionin arteror normal. Efekti antihipertensiv në stadin fillestar lidhet me uljen e vëllimit të lëngut jashtëqelizor. Për veprimin antihipertensiv janë të nevojshme disa ditë. Për të arritur efektin terapeutik optimal janë të nevojshme 2 – 4 javë.