Librian

Librian 10mg
Librian 10mgLibrian 10mgLibrian 10mgLibrian 10mgLibrian 10mg
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00223
Librian
10 mg
Drazhe
Klordiazepoksid
Kuti x 30
Drazhe - 10 mg … Read more

Drazhe - 10 mg

Librian përmban lëndën aktive klordiazepoksid, i cili sikurse të gjitha benzodiazepinat e tjera, fuqizon efektet e acidit gama - aminobutirik (GABA) (lehtëson neurotransmetimin frenues të GABA-s) dhe të transmetuesve të tjerë frenues, duke u lidhur me receptorët specifikë benzodiazepinikë. Fuqizimi i efekteve të GABA-s shkakton frenimin e sistemit nervor qendror.

Librian, pas marrjes nga goja, përthithet pothuajse plotësisht. Ai lidhet në një shkallë të theksuar (rreth 96%) me proteinat plazmatike, ndërsa gjysmëjeta e eliminimit luhatet nga 5 deri në 30 orë. Klordiazepoksidi kalon në lëngun trunoshpinor dhe qumështin e gjirit, si edhe në placentë. Metabolitë farmakologjikisht aktivë të klordiazepoksidit janë: desmetilklordiazepoksidi, demoksepami, desmetildiazepami dhe oksazepami. Bari i pandryshuar dhe metabolitët jashtëqiten përmes urinës, kryesisht si metabolitë të konjuguar.

Librian - drazhe përdoret në:

  • trajtimin afatshkurtër të gjendjeve të rënda të ankthit dhe të tensionit, të cilat ndodhin të vetme ose të shoqëruara me pagjumësi ose çrregullime organike;
  • mjekimin e spazmave muskulore me origjinë psikogjene dhe neurogjene;
  • qetësimin e simptomave nga abstinenca akute prej alkoolit;
  • qetësimin e shqetësimeve dhe ankthit para ndërhyrjeve kirurgjike.

Share this