Tablets - 70 mg
Ostamax përmban alendronat natrium trihidrat në sasi ekuivalente me 70 mg acid alendronik, të cilit i detyrohet efekti farmakologjik. Alendronat natrium trihidrat bën pjesë në klasën e barnave johormonale të quajtur bisfosfonate. Ai parandalon humbjen e masës kockore gjatë menopauzës si dhe ndihmon në rindërtimin e kockës, ndaj ul rrezikun e frakturave (thyerjeve) të shpinës e të legenit.
Ky bar përdoret për të trajtuar osteoporozën, e cila është e shpeshtë tek gratë pas menopauzës ose për të ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.