Alopurin

Alopurin 300mg
Alopurin 300mgAlopurin 300mgAlopurin 300mgAlopurin 300mgAlopurin 300mg
Sistemi Muskolo - Skeletik
Shqipëri
Jo
Jo
Jo
SA00027
Alopurin
300 mg
Tableta
Allopurinol
Kuti x 50
Tableta - 300 mg … Read more

Tableta - 300 mg

Alopurin – tableta 100 mg është një bar i cili frenon formimin e acidit urik (urikostatik).

Alopurin indikohet:

Të rriturit

- në rastet kur niveli i acidit urik në gjak është 500 µmol (8,5 mg/100 ml) dhe më shumë, nëse masat dietetike nuk janë të mjaftueshme, ose kur ka komplikacione klinike nga vlerat e larta të acidit urik, veçanërisht shfaqje të gutës, dëmtime të veshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet), për trajtimin dhe parandalimin e formimit të gurëve nga acidi urik si dhe për reduktimin e formimit të gurëve nga oksalatet e kalciumit kur njëkohësisht ka edhe vlera të larta të acidit urik

- në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik në urinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemi sekondare).

 Fëmijët

- në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik në urinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemi sekondare)

- në dëmtime të veshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet) gjatë trajtimit të leuçemisë

- në mungesë enzimatike të lindur (sindromi Lesch-Nyhan [difekt i pjesshëm ose i plotë i hipoksantinë-guaninë-fosforibozil-transferazës] dhe mungesë e adeninë-fosforibozil-transferazës).


Share this