Tableta - 500 mg
Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut.
Aspirine – 500 mg tableta indikohet në:
- dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore);
- uljet e temperaturës në gjendjet me ethe;
- gjendjet inflamatore si: ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit.