Karbamazepinë

Karbamazepine
Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00183
Karbamazepinë
200 mg
Tableta
Karbamazepinë
Kuti x 30
 Tablet - 200 mg  … Read more

 Tablet - 200 mg 

Karbamazepine është një antiepileptik i grupit të karboksamideve, që ushtron edhe

veprim psikotrop dhe neurotrop. Mekanizmi i veprimit të karbamazepinës ende nuk

është sqaruar. Mesa duket stabilizimi i membranës neuronike është bazë e veprimit

antiepileptik. Efekti psikotrop shfrytëzohet për mjekimin e epilepsisë dhe të psikozave   

depresive. Karbamazepine qetëson dhembjet paroksizmale në nevralgjitë trigeminale

dhe glosofaringeale, kurse në diabetin insipid neurogjen ose qendror zvogëlon vëllimin e

urinës dhe qetëson ndjenjën e etjes.

Karbamazepine – 200 mg – tablet përdoret për trajtimin e :

  • Epilepsisë (kriza të pjesshme me simptomatologji komplekse dhe simptomatologji të thjeshtë) ;
  • formave primare ose sekondare epilepsisë së gjeneralizuar, me kriza e komponentë toniko – klonikë, forma të përziera të epilepsisë;
  • manive dhe si mjekimit profilaktik te çrregullimeve maniakodepresive (bipolare);
  • në nevralgjive trigeminale dhe nevralgjive glosofaringeale;.
  • Sindromit te abstinencës nga alkooli, kokaina dhe benzodiazepinat;
  • diabetit insipid qendror; poliurise dhe polidipsise me origjinë neurohormonale;
  • neuropative diabetike me dhembje

Share this