Amiodaron

Amiodaron 200 mg
Amiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mg
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00011
Amiodaron
200 mg
Tableta
Amiodaron klorhidrat
Kuti x 30
Tabletë - 200 mg … Read more

Tabletë - 200 mg

Amiodaron është një bar i cili bën pjesë në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV.

Ai bllokon kanalet e çaktivuara e të shpejta të natriumit, si edhe kanalet e kalçiumit dhe të kaliumit.

Ai antagonizon në mënyrë jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-receptorëve adrenergjikë.

Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e ritmit të saj.

Ky bar indikohet në situatat e mëposhtme klinike:

  • flater atrial dhe fibrilim, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren;
  • të gjitha tipet e aritmive me natyrë paroksizmale, përfshirë takikarditë supraventrikulare nodale dhe ventrikulare, fibrilim ventrikular, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren (mjekimi duhet filluar në spital ose nën një mbikqyrje mjekësore të kujdesshme);
  • takiaritmi të shoqëruara me sindromin Wolff-Parkinson-White.

Share this